Sport
Caktohet data e ndeshjes së shtyrë mes Llapit dhe Dukagjinit
Demokracia
20:01 | 24 Tetor 2022

Share:

Llapi ka njoftuar se ndeshja e shtyrë ndaj Dukagjinit që i takoi javës së 12-të do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Arsyeja e shtyrjes së këtij takimi ishte ndeshja e Llapit në Superkupën Kosovë-Diaspor kundër Kosova Zurich të cilën llapjanët e fituan 3:1, shkruan Demokracia.com.

“Të mërkuren më 26 tetor nga ora 13:00 në Stadiumin “Zahir Pajaziti” zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 12-të në ALBI Mall Superligën e Kosovës ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Dukagjini”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Llapi pas 11 ndeshjeve të zhvilluara pozicionohet në vendin e gjashtë me 13 pikë të tubuara. Dukagjini është i parafundit me nëntë pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme