Sport
Caktohet data e gjykimit për Mendyn, përballet me shtatë akuza për përdhunim
Demokracia
16:49 | 02 Shkurt 2022

Share:

Është caktuar data që futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy të dalë në gjyq i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual.

Mbrojtësi 27-vjeçar akuzohet se ka sulmuar pesë femra nga tetori 2020 deri në gusht të vitit të kaluar.

Mendy u paraqit për një seancë të shkurtër në gjykatën ‘Chester Croën’, ku gjyqtari z. Justice Thompson caktoi datën e gjykimit më 25 korrik 2022.

Ai më pas do të paraqitet në gjykatë më 11 mars për një seancë të mëtejshme.

Francezi përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual.

Veprat e supozuara përfshijnë tre akuza për përdhunim që thuhet se kanë ndodhur më 11 tetor 2020, prekje seksuale më 2 janar të vitit të kaluar, dy akuza për përdhunim më 24 korrik dhe dy akuza për përdhunim më 23 gusht.

Mendy, i veshur me një kostum gri të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, foli vetëm për të konfirmuar identitetin dhe dëgjoi me një përkthyes.

Ai nuk ka pranuar ende akuzat dhe iu dha lirimi me kusht në një seancë të mëparshme në janar.

Mbrojtësi i majtë u suspendua nga Manchester City, të cilit iu bashkua nga Monaco në vitin 2017 për 52 milionë funte të raportuara, kur u akuzua nga policia./Demokracia.com/

Të ngjashme