Sport
Caktohen gjyqtarët për ndeshjen Prishtina – Llapi dhe Istogu – Dukagjini
Demokracia
14:58 | 06 Prill 2021

Share:

Prishtina e Llapi zbresin nesër në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ta zhvilluar një ndeshje të zjarrtë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja nis nga ora 15:00, derisa FFK tashmë ka caktuar gjyqtarët e kësaj ndeshjeje. Bilbili kryesor i është besuar gjyqtarit Shpëtim Murtezit me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Një ndeshje tjetër shumë e fortë pritet të zhvillohet edhe ndërmjet Istogut e Dukagjinit.

Ky takim luhet në kuadër të gjysmëfinale së Kupës së Kosovës dhe pritet të sjellë një përballje tejet të fortë. FFK drejtësinë në këtë takim ia ka besuar gjyqtarit me stemë të FIFA-s, Genc Nuza.

Ai do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme