Sport
Caktohen gjyqtarët për fundjavë, derbi Ballkani – Gjilani i besohet Genc Nuzës
Demokracia
16:57 | 29 Shtator 2022

Share:

Pas pushimit dy javor, elita e futbollit kosovar, vazhdon këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 9-të të cilat sjellin disa përballje joshëse, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë në Suharekë aty ku ndeshën Ballkani e Gjilani. Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit të mirënjohur Genc Nuza.

Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Prishtinës e Trepçës ’89, derisa “bilbili kryesor” do të jetë Eridon podvorica.

Më poshtë Demokracia.com, ju sjell komplet delegimin e gjyqtarëve. /Demokracia.com

Të ngjashme