Java e 35-të e BKT Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet të dielën derisa priten disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan Demokracia.com.
Derbi luhet në Prishtinë ku takohen Prishtina e Drita. Kjo ndeshje peshë ka vetëm për skuadrën bardhekaltër që po luftojnë për ekzistencë. Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Mentor Ajetit.
Një sfidë joshëse është ajo në Gjilan ku skuadra e Gjilanit e pret Malishevën. Malisheva duhet medoemos të fitojë për t’i mbajtur gjallë shpresat që mos të luajtur në barazh. Ky takim i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuzës.
Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për këtë javë ku të gjitha ndeshjet luhen të dielën nga ora 15:00. /Demokracia.com