Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka caktuar emrat e arbitrave që do ta ndajnë drejtësinë në javën e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit tonë, shkruan Demokracia.com.
Bilbili në ndeshjen kryesore që luhet në Gjilan ndërmjet Dritës e Llapit i është besuar Selim Isufit, derisa takimin Prishtina – Drenica do ta gjykojë Tefik Maloku.
Një ndeshje shumë e nxehtë pritet të jetë në Drenas ku ndeshën Feronikeli e Gjilani. Ky takim i është besuar arbitrit me përvojë Dardan Çaka.
Më poshtë mund të gjeni komplet delegimin për javën e 19-të. /Demokracia.com