Lajme
Cakolli: Vjedhje të votave pati edhe nga ‘engjët’ e Vetëvendosjes
Demokracia
12:17 | 11 Mars 2021

Share:

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bujar Cakolli e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për vjedhje të votave në një vendvotim në Gjilan.

Bujar Cakolli nga PDK, ka akuzuar LVV-në për vjedhje të votave në një vendvotim në Gjilan dhe ka kërkuar rinumërim, shkruan Demokracia.com.

Cakolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shkruar se vjedhje të votave ka pasur edhe brenda LVV-së.

“Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e “engjëjve” të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit po del se eksponent të lartë VV-së kanë manipuluar komisionarët duke shumëfishuar votat e tyre. Shikoni tabelën më poshtë dhe bindeni se s’ka rrugë tjetër përpos RINUMËRIMIT!”, shkruan Cakolli.

Postimi i plotë i Cakolllit, pa ndërhyrje:

Vjedhje industriale të votës paska pasur edhe në mesin e “engjujve” të VV-së. Në vendvotimin 0401X/14 në Gjilan, pas rinumërimit po del se eksponent të lartë VV-së kanë manipuluar komisioneret duke shumëfishuar votat e tyre. Shikoni tabelën më poshtë dhe bindeni se ska rrugë tjetër përpos RINUMËRIMIT!. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/bujar.cakolli/posts/3570261783096494

Të ngjashme