Lajme
Cakolli tregon rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që do të mbahet nesër
Demokracia
16:42 | 15 Mars 2021
Foto Ilustrim

Share:

Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar për seancën konstruktive shërben vetëm për aspektin teknik.

Kështu ka bërë të ditur Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Demokracia.com.

Sipas tij rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe siç tha Cakolli edhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

“Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë”, shkruan Cakolli.

Postimi i plotë i Cakollit pa ndërhyrje:

Mbledhja e nesërme e Kryesisë së legjislaturës së kaluar, lidhur me përgatitjet për seancën konstitutive, shërben vetëm në aspektin teknik, për të caktuar rendin e ditës dhe vendet ku do të ulen deputetët, sipas grupeve përkatëse parlamentare.

Rendi i ditës gjatë seancës konstituive përfshin formimin e komisioneve të përkohshme për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit – që vijnë nga radhët e tri grupeve më të mëdha parlamentare LVV, PDK dhe LDK – si dhe dy nga radhët e komuniteteve – 1 serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/eucakolli/posts/10208102528197983

Të ngjashme