Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur seanca konstituive duhet të vazhdojë.
Por, ai tha se në Kuvend kanë shkuar të gjithë përveç deputetëve, ndërsa e ka denoncuar se kjo papërgjegjshmëri nuk duhet të normalizohet.
“Ora është 10:30 dhe seanca do të duhej të kishte nisur. Në sallë janë të gjithë – përveç atyre që duhet të jenë: deputetëve. Për ta, kjo situatë e papërgjegjshme është bërë normale. Por #ShtetiNëPauzë nuk guxon të bëhet pjesë e normales sonë”, ka thënë Cakolli.
Së fundi, organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar nga përfaqësuesit politikë që të dalin nga gjendja e bllokadës dhe të formojnë institucionet, duke paralajmëruar për pasoja./Express/