Lajme
Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave pa prova konkrete, do ta dëmtonte integritetin e procesit zgjedhor
Demokracia
15:14 | 11 Mars 2021

Share:

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas kërkimit për rinumërimin e të gjitha votave.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë së enjtes pas mbledhjes së kryesisë së AAK-së, ka kërkuar rinumërimin e plotë të të gjitha votave, shkruan Demokracia.com.

Cakollli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rinumërimi i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi, vetëm mbi bazën e supozimeve se mund të ketë pasur manipulime, pa prova konkrete, do ta dëmtonte integritetin e procesit zgjedhor.

“Edhe po të mos kishim fare “ngutinë” e formimit të institucioneve, sërish nuk do të duhej të kishim rinumërim, vetëm pse dikush i ka thënë dikujt – një kandidati – se ka votuar për të, e një votë e tillë nuk është reflektuar në rezultatet zyrtare. E për më shumë, s’mund të kemi rinumërime për t’a pastruar imazhin e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar që mund të jenë të përfshirë në fenomene të tilla”, ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë i Cakollit, pa ndërhyrje:

Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve në nivel vendi, vetëm mbi bazën e supozimeve se mund të ketë pasur manipulime – pa prova konkrete, do t’a dëmtonte seriozisht integritetin e procesit zgjedhor dhe do t’a minonte besimin e publikut në këto zgjedhje. Rinumërimi i tërësishëm do të duhej të ndodhte vetëm në rast se ka prova të mjaftueshme që skema masive të manipulimit apo falsikimit të rezultateve kanë ndodhur në tërë Kosovën.

Edhe po të mos kishim fare “ngutinë” e formimit të institucioneve, sërish nuk do të duhej të kishim rinumërim, vetëm pse dikush i ka thënë dikujt – një kandidati – se ka votuar për të, e një votë e tillë nuk është reflektuar në rezultatet zyrtare. E për më shumë, s’mund të kemi rinumërime për t’a pastruar imazhin e një subjekti politik apo kandidatëve të caktuar që mund të jenë të përfshirë në fenomene të tilla.

Sidoqoftë, është më se evidente që votimi preferencial, kualiteti i trajnimeve të komisionerëve lidhur me numërimin, si dhe tendencat e komisionerëve për mosreflektimin e drejtë të vullnetit qytetar, janë faktorë që e bëjnë të domosdoshme rishikimin e këtij aspekti të procesit zgjedhor në tërësi./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/eucakolli/posts/10208087373579127

Të ngjashme