Lajme
Cakolli pasi u shënjestrua nga Dejona Mihali: Kur t’ju konvenojmë na i citojnë raportet, sot veç po ua gjejmë shkeljet ligjore
Demokracia
21:42 | 17 Prill 2025

Share:

Eugen Cakolli nga KDI-ja ishte target nga komisarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, për çka edhe foli në “Debat Plus”, duke thënë se si institut thjesht po u konstatojnë shkeljet ligjore, dhe se raportet e tyre kur Vetëvendosjes i konvenojnë “i citojnë dhe bëjnë info-grafika prej tyre”.

“Raportet tona kur ju konvenojnë i citojnë dhe bëjnë info-grafika prej tyre. E tash që po i konstatojmë veç shkeljet ligjore e procedurale, asgjë më shumë. Ne s’mbajmë qëndrime. Thjesht është një dispozitë specifike që s’po respektohet, dhe e cila është baza e krejt bllokadës.

Por, më shumë është mungesa e numrave dhe e dëshirës për m’e përmbyll themelimin e institucioneve edhe për shkak të brishtësisë që ka m’e pas qeveri e ardhshme, edhe për shkak po flasim për partnerë që deri dje janë anatemuar, nga vetë partia në pushtet”, tha Cakolli.

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2025
Lajme • 19 Prill 2025