Lajme
Cakolli: Partia Romani Iniciyativa në Graçanicë mori dyfish më shumë vota se numri i romëve që jetojnë atje
Demokracia
17:21 | 22 Shkurt 2021

Share:

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se subjekti politik Romani Iniciyativa ka fituar mbi 70 për qind të votave në komunat me shumicë serbe, e që sipas tij aty jetojnë vetëm 10 për qind e komunitetit rom.

Cakolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky subjekt pritet të fitojë mandatin e dytë në Kuvend, në kuadër të mandateve të ndara për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, shkruan Demokracia.com.

“Mbi 70% të votave të fituara nga Romani Iniciyativa janë në komunat me shumicë serbe, ku në fakt jetojnë vetëm 10% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunitetit rom. Vetëm në Graçanicë, Romani Inicyativa ka fituar 1,620 vota, apo gati dyfish më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve rom që jetojnë atje. Në këtë komunë, Romani Inicyativa ka fituar gati gjysmën e votave të përgjithshme, të cilat në dukje të parë, janë mbetje krahasuar me votat që Lista Serbe ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019 (duke ia shtuar edhe votat e Adrijana Hodzic)”, shkruan Cakolli.

Postimi i plotë i Cakollit pa ndërhyrje:

Votat e fituara nga subjekti politik Romani Iniciyativa janë në shpërputhje me shtrirjen demografike të komunitetit rom në Kosovë, si dhe cenojnë përfaqësimin e drejtë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kuvend.

Mbi 70% të votave të fituara nga Romani Iniciyativa janë në komunat me shumicë serbe, ku në fakt jetojnë vetëm 10% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunitetit rom. Vetëm në Graçanicë, Romani Inicyativa ka fituar 1,620 vota, apo gati dyfish më shumë se numri i përgjithshëm i qytetarëve rom që jetojnë atje. Në këtë komunë, Romani Inicyativa ka fituar gati gjysmën e votave të përgjithshme, të cilat në dukje të parë, janë mbetje krahasuar me votat që Lista Serbe ka pasur në zgjedhjet e vitit 2019 (duke ia shtuar edhe votat e Adrijana Hodzic).

Po ashtu, edhe në Kamenicë, Novobërdë, Vushtrri, Ranillug, Partesh dhe Kllokot, Romani Iniciyativa ka fituar vota më shumë sesa që ka banorë rom të deklaruar, e madje në disa prej tyre ka fituar vota, ndonëse atje nuk ka asnjë banor të deklaruar nga komuniteti rom.

Me numrin e dyshimtë të votave të fituara, ky subjekt pritet të fitojë mandatin e dytë në Kuvend, në kuadër të mandateve të ndara për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, edhe pse në fakt komuniteti rom ka numrin më të vogël të banorëve ndër këto tri komunitete.

Sipas një logjike të tillë të veprimit, lehtësisht në legjislaturat e ardhshme mund të kemi subjekte politike të komuniteteve, që mund të mos marrin fare vota nga komunitetet përkatëse, të cilat ata supozohet se i përfaqësojnë. E kjo pastaj, ia humb kuptimin ekzistimin e vendeve të garantuara për komunitetet.

Se a do të kishte reagim ndryshe nga akterët vendorë apo ndërkombëtarë në një situatë të atillë, s’di çka them…/Demokracia.com/

Votat e fituara nga subjekti politik Romani Iniciyativa janë në shpërputhje me shtrirjen demografike të komunitetit rom…

Posted by Eugen Cakolli on Monday, February 22, 2021

Të ngjashme