Lajme
Cakolli: Nuk nevojitet ligj i ri për largimin e kryetarëve në veri, duhet të miratohen vetëm dy rregulla
Demokracia
19:17 | 25 Korrik 2023

Share:

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se largimi i kryetarëve në komunat veriore përmes iniciativës dhe votimit nga qytetarët, është tërësisht i mundshëm.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Cakolli ka thënë se një gjë e tillë nuk lidhet me vullnetin e ekzekutivit ose zyrtarëve të tij.

Ai ka përmendur edhe dy rregullat që duhen miratuar nga KQZ-ja, pasi nuk nevojitet një ligj i ri.

“Korniza ligjore që e mundëson largimin e kryetarëve është adekuate, andaj nuk nevojitet ligj i ri (për referendum) sepse formalisht iniciativa nuk është referendum. Krejt çka duhet është miratimi i dy rregullave nga ana e KQZ-së – njëra për procedurat e verifikimit të nënshkrimeve dhe përputhjes së tyre me listat e votuesve; si dhe tjetra për procedurat, afatet dhe modalitetet tjera të procesit të votimit ku qytetarët pyeten se a janë ‘për’ apo ‘kundër’ largimit të kryetarit.” – ka shkruar Cakolli.

Postimi i plotë:
Largimi i kryetarëve të katër komunave veriore, përmes iniciativës dhe votimit nga ana e qytetarëve, është tërësisht i mundshëm dhe nuk ndërlidhet me vullnetin e ekzekutivit ose zyrtarëve të tij.

Korniza ligjore që e mundëson largimin e kryetarëve është adekuate, andaj nuk nevojitet ligj i ri (për referendum) sepse formalisht iniciativa nuk është referendum.

Krejt çka duhet është miratimi i dy rregullave nga ana e KQZ-së – njëra për procedurat e verifikimit të nënshkrimeve dhe përputhjes së tyre me listat e votuesve; si dhe tjetra për procedurat, afatet dhe modalitetet tjera të procesit të votimit ku qytetarët pyeten se a janë ‘për’ apo ‘kundër’ largimit të kryetarit.

Demokracia e drejtpërdrejtë dhe mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare nuk mund të kufizohen apo pengohen nga qeveria, qoftë kjo si përpjekje për të blerë kohë, për t’iu shmangur obligimeve (të Bratisllavës), e aq më pak për t’a kushtëzuar heqjen e masave nga BE-ja.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024