Lajme
Cakolli: Ngërçi në Kuvend është politik, konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak
Demokracia
11:41 | 23 Prill 2025

Share:

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se ngërçi në Kuvend nuk është procedural por politik. Ai ka shtuar ky ngërç nuk zgjidhet me konsultime që thirren 30 minuta para seancës nga kryesuesi, po konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak

“Ngërçi në Kuvend nuk është procedural – është politik. Prandaj, nuk zgjidhet me “konsultime” të thirrura 30 minuta para seancës, nga Kryesuesi që është aty vetëm pse është më i vjetri në moshë, e jo sepse përfaqëson ndonjë autoritet politik vendimmarrës. Konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak. Dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje ka vërtet vullnet për konstituim, duhet të punojë më seriozisht për një marrëveshje apo kompromis – jo të përsërisë një kandidaturë pa shumicë dhe të presë që numrat të ndryshojnë vetvetiu.”

Cakolli ka thënë se kuvendi nuk vetkonstituohet.

“Sepse Kuvendi nuk vetkonstituohet. Pa marrëveshje, nuk ka shumicë e as konstituim. Dhe sa më shumë përsëriten seanca me të njëjtin rezultat, aq më qartë bëhet që kjo fazë komode – pa afate dhe pa përgjegjësi – po iu përshtatet më shumë se zgjidhja vetë.”

Të ngjashme