Lajme
Cakolli: Në dy vitet e fundit, Kosova ka qenë më shumë pa ministër të shëndetësisë
Demokracia
16:24 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Eugen Cakolli nga KDI ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për fushën e shëndetësisë.

Ai ka thënë se më këto dy vitet e fundit, Kosova ka qenë më shumë pa ministër të shëndetësisë se me një të tillë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai ka treguar se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Në gati dy vitet e fundit të qeverisjes, Kosova ka qenë praktikisht më shumë pa ministër të shëndetësisë se me një të tillë. Herë për shkak të zgjedhjeve lokale, herë performancës skandaloze, e sidomos neglizhencës në emërimin e ministrave të ri, sektori i shëndetësisë ka degjeneruar. Jo që ka qenë mirë ndonjëherë. Por tani, faji nuk mund t’i atribuohet më vetëm 20 viteve të qeverisjeve të kaluara. Shëndetësia është pika e parë e planit të ekzekutivit në kuadër të programit qeverisës 2021-2025. E hera-herës, dyshoj që Qeveria ka harruar që është miratuar dhe ekziston një dokument i tillë”, ka shkruar Cakolli.

Të ngjashme