Lajme
Cakolli: Ish-ministrat që janë betuar si deputetë s’janë larguar nga vendimmarrja ekzekutive
Demokracia
18:08 | 16 Maj 2025

Share:

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se ish-ministrat që janë betuar si deputetë, jo vetëm që s’janë larguar fizikisht nga objektet qeveritare, por as nga vendimmarrja ekzekutive.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ndërkohë që Kuvendi nuk po konstituohet, bordet po mbushen – kundërligjshëm, sipas tij, nga anëtarë të përzgjedhur nga radhët e afërta të Vetëvendosjes.

“Rasti i fundit qenka ai i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar. Por ky s’është vendim teknik, as urgjent, e as rutinë e një (ish)ministri. Është vazhdim i planifikuar i kontrollit politik mbi institucionet, përmes nënshkrimeve të momentit të fundit”.

“Pikërisht ajo për të cilën janë kritikuar të gjitha qeveritë e mëparshme. Pushteti nuk po qeveris më, por po siguron terren për pas-qeverisjen. Dhe gjithçka bëhet mbi një logjikë të qartë, por të mbrapshtë: ‘Për sa kohë nuk të ndalon dikush, s’ka pse ndalesh vetë’”, ka thënë Cakolli. /Klankosova.tv

Të ngjashme