Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se situata politike po hyn në një qorrsokak, pasi Kuvendi sot dështoi ta zgjedhë kryeparlamentarin e ri.
Cakolli theksoi “Kallxo Përnime”, se qëndrimi i deputetes Duda Balje, e cila tha se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, “betonon situatën edhe më tej”, duke e vështirësuar jo vetëm zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por edhe formimin e qeverisë.
“Qëndrimi i Baljes e betonon situatën edhe më tej. Pra, jo vetëm që nuk ka vota të nëvojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por nuk do t’i ketë votat me një tempo të tillë as për formimin e Qeverisë. Rrjedhimisht, unë besoj që çështja e kryetarit të Kuvendit tashmë do të shfrytëzohet si karrem për blerje kohe mëqenëse nuk janë votat për Qeveri. Në mungesë të konstituimit të Kuvendit, nuk do të fillojnë asnjë prej afateve, përfshirë afatin 15 ditor për mandatarin për formimin e qeverisë.” – tha ai.