Sport
Çaka “bilbili” kryesor i derbit Drita – Ballkani, këto janë delegimet e gjyqtarëve për ndeshjet e fundjavës
Demokracia
15:50 | 03 Nëntor 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në program në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 15-të kampionale.

Përballja kryesore e kësaj jave zhvillohet në Gjilan me Dritën që i bën “konak” Ballkanit, raporton Demokracia.com.

Dardan Çaka do të jetë gjyqtar kryesor i përballjes që luhet të dielën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan. Ndihmës të Çakës do të jenë Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri.

Duelin tjetër interesant mes Prishtinës dhe Gjilanit do ta drejtojë Visar Kastrati me dy asistentët Bujar Selimaj dhe Alban Ejupin.

KËTO JANË DELEGIMET E PLOTA:

Të ngjashme