Lifestyle
Çaji i ngrirë i kamomilës shpëtim për lëkurën tuaj.
Demokracia
14:19 | 08 Prill 2021

Share:

Të gjithë dëshirojmë të kemi një lëkurë të pastër, pa akne, pa shenja dhe pa rrudha.

Për të mirëmbajtur lëkurën ne vazhdimisht provojmë teknika ose kremëra të ndryshme, të cilat shumë rrallë funksionojnë.

Demokracia.com ju sjell një recetë të thjeshtë me çaj kamomile që do të bëjë lëkurën tuaj të ketë pamje rinore dhe pa shenja.

– Merrni dy ose tre filtera çaj kamomile, dhe vendosni përbërjen që ndodhet brenda filterit në një enë.

– Shtoni ujë sipas dëshirës dhe ziejini atë. Më pas kamomilën e zier vendoseni në ngrirësen për akull, dhe ngrijeni.

– Pasi të jenë ngrirë merrni një kub akulli dhe masazhojeni fytyrën derisa të shkrihet tërësisht.

Përsëriteni këtë çdo ditë dhe do të keni rezultate të mahnitshme në lëkurë. /Demokracia.com/

Të ngjashme