Një grua në Çagllavicë ka njoftuar policinë se persona të panjohur me dhunë kanë hyrë në shtëpinë e saj, nga aty kanë vjedhur një laptop.
Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media.
“VJEDHJE E RËNDË/Çagllavicë 23.01.2023-03:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se persona të panjohur me dhunë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe nga aty kanë arrit të marrin një llaptop. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore, ku janë duke u kryer hetimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Demokracia.com/