Sport
Cadizi ndal Real Madridin dhe merr pikë të madhe në luftë për mbijetesë
Demokracia
21:45 | 15 Maj 2022

Share:

Cadizi ka marrë një pikë të rëndësishme në luftë për mbijetesë. Madje atë e mori ndaj Real Madridit duke luajtur 1:1, në xhiron e 37-të në La Liga të dielën.

Me këtë pikë të fituar Cadizi do të kërkojë mbijetesën në xhiron e fundit të kampionatit spanjoll.

Trajneri Carlo Ancelotti në këtë takim pushoj dy sulmuesit kryesor, Karim Benzema dhe Vinicus Junior.

Mario Diaz në minutë e pestë kaloi në avantazh madrilenët, 1:0.

Ruben Soborino barazoi shifrat në 1:1 në minutë e 37-të.

Alvaro Negredo nuk u tregua i saktë për vendasit nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Me këtë barazim Cadizi mbanë pozitën e 18-të me 36 pikë, sa ka edhe Mallorca në vendin e 17-të.

Real Madridi është lider me 85 pikë.

Të ngjashme