Lajme
Bytyçi: Albin Kurti po imiton Leninin
Demokracia
18:48 | 04 Shkurt 2021
Albin Kurti gjatë fushatës në Ferizaj. 04.02.2021

Share:

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka thënë se Albin Kurti po mundohet të imitojë marshin e Leninit nëpër komuna.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët duhet të zgjedhin nëse dëshirojnë Republikë apo një siç iu referua ai Kurtit “babë”, përcjell Demokracia.com.

Madje Bytyçi përveç marshit të Kurtit që e krahasoi me atë të Leninit, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur shirita të kuq në stilin e Titos, e që sipas tij, ky është paralajmërim se socializmi dhe komunizmi është kthyer.

Lexoni të plotë reagimin e Bytyçit, pa ndërhyrje:

Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij.

Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer.

Siç duket në këto zgjedhje do të ketë një betejë zgjedhore në mes të Demokracisë (liberale) dhe Social Demokracisë (socializmit/komunizmit).

Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a deshirojnë REPUBLIKË apo një babë!. /Demokracia.com/

Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij.

Njëjtë veproi…

Posted by Avni Bytyçi on E enjte, 4 Shkurt 2021

Të ngjashme