ShowBiz
Butrint Imeri nis punën për projekte të reja muzikore
Demokracia
18:36 | 11 Nëntor 2022

Share:

Këngëtari i njohur dhe shumë i suksesshëm, Butrint Imeri nuk planifikon të ndalet.

Teksa po shijon suksesin e këngës më të re me titullin “Lejla” që publikoi vetëm pak ditë më parë, ai tashmë ka nisur punën për të tjera projekte.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Butrinti ndau një foto në InstaStory teksa shihej në një studio muzikore ndërsa sipër ka shkruar: “Tjetra”.

Këngëtari nuk ka zbuluar detaje të tjera megjithatë një tjetër projekti nga ai do të mirëpritej nga fansat e tij të shumtë.

Foto: Butrint Imeri/Instagram

Imeri krahas punës për këngë të reja mbetet gjithashtu i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi artisti ishte i ftuar në emisionin “Zemër Luana” me Luana Vjollcën në të cilin për herë të parë pranoi lidhjen me moderatoren nga Shqipëria, Kiara Titon, ndërsa theksoi se ndarja erdhi pasi të dy vendosën të ndjekin rrugën e tyre në karrierë.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024