Sport
Busquets “aktroi” në ndeshjen ndaj Dynamo Kievit, ngritet në këmbë pas katër sekondave
Demokracia
18:13 | 03 Nëntor 2021

Share:

Skuadra e Barcelonës ka regjistruar fitore mbrëmë ndaj Dynamo Kievit në udhëtim me rezultatin minimal 0:1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ndeshje e realizoi Ansu Fati në minutën e 70-të, shkruan Demokracia.com.

Një moment interesant ndodhi në këtë ndeshje me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.

Gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar, Busquets stimuloi duke pretenduar se është lënduar rëndë, por mënyra se si ai kthehet në këmbë dhe vazhdon të ndjekë kundërshtarin duke lënë të kuptohet se simuloi është bërë virale në rrjetet sociale.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Demokracia.com

Të ngjashme