ShowBiz
“Burrin do e puthja në faqe”, martesa e Adelina Tahirit në krizë?
Demokracia
23:26 | 15 Janar 2023

Share:

Ashtu si çdo e diel tjetër, edhe kjo fundjavë ka qenë një spektakël i vërtetë në “Zemër Luana”, me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës. Të ftuarit e kësaj jave kanë qenë Florjan Binaj, Dren Abazi, Adelina Tahiri, Antonela Berisha, Bujar Qamili dhe Sabiani.

Mes shumë lojërash e argëtimi, ka patur edhe disa rrëfime mjaft të sinqerta. Adelina Tahiri ka realizuar pyetësorin për çështjet e zemrës, por përgjigjet e saj na kanë futur pak në dyshime. Një nga pyetjet brenda zemrës ishte se ku do e puthte Adelina burrin e saj, duke iu drejtuar kamerës.

“Do ta puthja në faqe”, ka thënë ajo, teksa ka ndërhyrë Bes Kallaku duke e pyetur se çfarë është kjo përgjigje, pasi në faqe mund të puthet kushdo, madje Besi ka puthur Olsin në faqe.

Adelina ka vazhduar më tej të mbronte përgjigjen e saj duke thënë: “Unë i puth në faqe njerëzit që dua”. Përgjigje e cila ka ngjallur mjaft kuriozitet, por edhe dyshime, se martesa e saj nuk është në momentin më të mirë./tvklan.al

Të ngjashme