Lajme
Burri sulmon me thikë gruan në Gjakovë
Demokracia
19:07 | 31 Mars 2021

Share:

Burri ka sulmuar me thikë gruan e tij, pasditen e të mërkurës në Gjakovë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Rreth orës 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femërore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore  i është  përgjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga burri i saj”, tha Gjurkaj.

Më tej, sipas tij viktima është dërguar me Autoambulancë në Emergjencën e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi që siç tha Gjurkaj, viktima ka pësuar disa lëndime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit.

“Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njësitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha më tej Gjurkaj./Demokracia.com/

Të ngjashme