Lajme
Burri që e përbiu telefonin është i burgosur në Mitrovicë
Demokracia
19:32 | 02 Shtator 2021

Share:

33 vjeçari që përbiu telefonin është i burgosur.

Ai po vuan dënimin për veprën e kryer në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmani.

“Personi që e kishte përbirë telefonin është i burgosur. Ai po vuan dënimin për veprën e kryer në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë. Pasi e ka përbirë telefonin atij iu ka keqësuar gjendja. Mjekët kanë bërë punë të mrekullueshme”.

Para disa ditësh në Klinikën e Gastroenterologjisë është realizuar një intervenim i rrallë ku nga lukthi 33 vjeçarit i është larguar një telefon i ndarë në tre pjesë.

Doktori Skender Telaku, kishe thënë se rreziku kryesor ishte bateria e cila ka mundur t’i shpërthejë në organizëm.

Të ngjashme