Lajme
Burri nga Obiliqi i publikoi foto komprometuese ish të dashurës, arrestohet
Demokracia
08:50 | 08 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë ka publikuar fotografi komprometuese të ish të dashurës në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të premten.

“FOTOGRAFIM DHE INCIZIME TË PAAUTORIZUARA/Obiliq 06.01.2023 – 19:37. Me 07.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj), pasi janë ndarë, ka publikuar foto komprometuese në rrjetet sociale”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë idyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme