Një person nga Lipjani ka raportuar në polici se bashkëshortja dhe vajza kanë ushtruar dhunë kundër tij.
Policia përmes raportit 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:20, përcjell Demokracia.com.
Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/