Një burrë ka humbur jetën pasi ishte duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, të martën në Gjilan.
Pra era e fortë e ka rrëzuar një dru duke e goditur për vdekje burrin nga Burnica e Gjilanit.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Demokracia.com/