Lajme
Burri në Malishevë e rrah gruan, arrestohet nga policia
Demokracia
09:44 | 27 Janar 2021

Share:

Një burrë nga komuna e Malishevës e ka rrahur gruan e tij dhe i njëjti më pas është arrestuar nga policia në rrugën “Hysni Marzeku” .

Kjo është konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh, raporton Demokracia.com

“Rr. Hysni Mazreku, Malishevë, 26.01.2021-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com

Të ngjashme