Lajme
Burri më i pasur në Ukrainë zotohet se do ta rindërtojë Mariupolin, humbi disa biznese që kur filloi lufta
Demokracia
14:11 | 16 Prill 2022

Share:

Personi më i pasur në Ukrainë, është zotuar që ta rindërtojë qytetin e shkatërruar të Mariupolit, pas luftimeve me Rusinë.

Rinat Akhmetov ka deklaruar që është i bindur se ushtria e Ukrainës do ta mbrojë qytetin e Detit Azov, i cili është kthyer në shkretëtirë pas shtatë javësh bombardime nga Rusia, përcjell Demokracia.com.

Kompania e tij, Metinvest që është prodhuesi më i madh i çelikut në Ukrainë, ka njoftuar se për një kohë të gjatë për shkak të luftës nuk ka mundur të dorëzojë kontratat e furnizimit.

Akhmetov gjithashtu zotëron kompaninë private financiare dhe industrial SCM Group dhe prodhuesin privat të energjisë DTEK, përcjell Demokracia.com.

“Mariupoli është një tragjedi globale dhe një shembull global i heroizmit. Për mua, Mariupoli gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një qytet i Ukrainës. Për në, lufta ka nisur në vitin 2014. Kemi humbur të gjitha asetet tona në Krime dhe përkohësisht në Donbas. Kemi humbur biznese, por kjo na ka bërë më të fuqishëm. Unë besoj që, si një prej bizneseve më të mëdha në vend, SCM do të luaj rol kyç në rindërtimin e Ukrainës, pasi të përfundojë lufta”, ka thënë ai për Reuters.

Sipas revistës Forbes, pasuria e Akhmetov në vitin 2013 arriti shifrën prej 15.4 miliardë dollarësh, derisa aktualisht qëndron 3.9 miliardë dollarë./Demokracia.com/

Të ngjashme