Lajme
Burri i këshilltares së Haxhiut u avancua para pesë muajve në Shërbimin Korrektues
Demokracia
15:11 | 04 Shkurt 2023

Share:

Muharrem Hajnuni, burri i këshilltares se ministres Albulena Haxhiut është avancuar në punë në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Hajnuni është bashkëshorti i Vlora Limanit – Hajnunit, këshilltares më të re të emëruar në Ministrin e Drejtësisë.

Më 17 shtator të viti 2021, bashkëshorti i Vlora Limanit-Hajnunit, Muharrem Hajnuni u gradua në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan.

Ky avancim në detyre i Muharremit, erdhi menjëherë pasi gruaja e tij aderoi në degën e Lëvizjen Vetëvendosje, në Lipjan.

Lajmin e bëri të ditur deputeti Adnan Rrustemi, i cili drejton VV-në e Lipjanit.

“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, shkruante Rrustemi më 7 gusht, transmeton Gazeta Insajderi.

Aderimi i Limani-Hajnuni ndodhi në valën e dorëheqjeve të Vetëvendosjes, sidomos në pikën e Lipjanit.

Por, duket se transferi i gushtit i kushtoi Lëvizjes Vetëvendosje me ngitjen në pozitë të Muharrem Hajnunit, bashkëshortit të Limani-Hajnunit, anëtares më të re të VV-së në Lipjan.

Të ngjashme