Një burrë nga New York i cili është poashtu donator i spermës, tashmë ka 78 fëmijë dhe 13 të tjerë janë rrugës.
Ari Nagel 44 vjeçar është profesor me profesion dhe njihet edhe si The Sperminator, transmeton Demokracia.com
I pyetur se cili është motivimi i tij në ndihmën që ka bërë për shumë gra dhe a mund të jetë kjo tendencë e tij një lloj narcizismi.
“Jo”, thotë ai “mirëpo unë ndonjëherë e kam problem të them jo”, bën shaka Ari.
Ai thotë se kënaqet shumë që ka mundur të ju ndihmojë shumë njerëzve për të pasur fëmijë, e sidomos çifteve të lesbikeve.
Ajo që është interesante, është fakti që Ari nuk u merr para njerëzve për shërbimet e tij edhepse nuk qëndron mirë financiarisht.
“Unë kam dëshirë të ju ndihmoj njerzve dhe ajo që marr në këmbim është dashuria e fëmijëve dhe përvoja e të qenit prind”./Demokracia.com/