Lajme
Burrë e grua kanë kryer mbi 140 vrasje/Snajperistja e dyshuar serbe që u kap në Ukrainë është e martuar me komandantin rebel
Demokracia
17:03 | 31 Mars 2022

Share:

Një snajperiste pro-ruse, për të cilën disa raportime të mediave ukrainase thonë se është edhe serbe, e cila ka vrarë mbi 40 persona, është e martuar me një komandant rebel, që pretendon se ka qëlluar më shumë se 100 ukrainas.

Irina Starikova u raportua këtë javë se ishte kapur nga forcat ukrainase pasi u plagos në luftime.

Për të ukrainasit thanë se ishte Danijela Lazoviq, një ish murgeshë që nga rusët njihej me nofkën ‘Bagira’, shkruan Demokracia.com.

Nëna e 2 fëmijëve operonte në rajonin separatist Donbas dhe thuhet se ka vrarë mbi 40 persona, ndërsa fati i saj nuk dihet.

Tani është zbuluar se snajperistja është e martuar me 43-vjeçarin Alexander Ogrenich, i njohur ndryshe si Gorynych. Ai është arratisur në Bjellorusi, ndërsa ka qenë edhe më parë në burg.

Në të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut, ai drejtoi një ‘njësi inteligjence’ separatiste rreth vitit 2014 dhe pretendon se ka vrarë mbi 100 ukrainas gjatë luftimeve.

Kjo do të thotë se çifti i kanë marrë jetën mbi 140 personave.

“Po, kam vrarë shumë”, tha Ogrenich në një intervistë. “Shifra është mbi njëqind. Dhe nëse do ta shihnit armikun tuaj, çfarë do të bënit?”

41-vjeçarja është gjetur e plagosur në një fushë beteje dhe fati i saj tani është në duart e Ukrainës, ndërsa në duart e saj është gjaku i të paktën 40 njerëzve, përfshirë civilë.

Për kapjen e Bagiras ka reaguar edhe Serbia, duke thënë se nuk bëhet fjalë për personin e njëjtë dhe se Danijela Lazoviq është arrestuar në vitin 2020 dhe aktualisht e kryen dënimin prej gjashtë vjetësh. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme