Lajme
Burrat besimtarë dëgjojnë ligjëratë për kancerin e gjirit në xhaminë e kryeqytetit
Demokracia
23:09 | 28 Tetor 2022

Share:

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, bashkë me imamin e xhamisë “Bedri Kamberi”, Labinot Maliqi, kanë diskutuar sot temën e kancerit të gjirit, të cilin qytetarët e konsiderojnë të nevojshëm.

Është sëmundja e rëndë e kancerit, me të cilën më së shumti përballen gratë.

Për këtë sëmundje pritet që të fillojë mbajtja e një ligjërate brenda xhamisë “Bedri Kamberi” në kryeqytet.

Drejtori i shëndetësisë, Izet Sadiku do t’u drejtohet dhjetëra burrave prezent, për kancerin e gjirit.

Sadiku ka treguar se çka do të ofrojë Komuna e Prishtinës.

E këtë fjalim, gratë po e dëgjonin, por nga distanca.

Edhe sipas imamit të kësaj xhamie, Labinot Maliqit është e rëndësishme që këto tema të diskutohen pavarësisht gjinisë.

Ndërsa qytetarët mirëpritën mbajtjen e kësaj ligjërate.

Në nëntorin e vitit 2022 pritet që komuna e Prishtinës të vendosë tri pajisjetë reja të mamografisë nëpër qendra e mjekësisë familjare.

Të ngjashme