Sport
Burkina Faso publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës
Demokracia
16:35 | 17 Mars 2022

Share:

Trajneri i Burkina Fasos, Oscar Barro, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Burkina Faso do të përballet me Kosovën dhe Belgjikën në muajin mars.

Për këto miqësore, Burkina Faso ka ftuar 29 futbollistë. Te Burkina Faso janë ftuar futbollistët që bartin barrën kryesore, ndërsa përzgjedhësi Barro ka përfshirë edhe disa fytyra të reja: Cedric Badolo (Sheriff Tiraspol), Joffrey Bazie (Lille) dhe Mamady Bangre (Toulouse).

Ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji, Burkina Faso e luan kundër Kosovës. Ky duel do të zhvillohet më datën 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë ndeshje, në krye të “Dardanëve” do të debutojë edhe përzgjedhësi Alain Giresse, që u emërua javë më parë.

Ndërkohë, pesë ditë pas ndeshjes me Kosovës, Burkina Faso do ta luajë edhe miqësoren tjetër, me Belgjikën.

Futbollistët e ftuar te Burkina Faso për këto miqësore, janë: Herve Kofi, Farid Ouedraogo, Nourdine Balora, Edmond Tapsoba, Issoufou Dayo, Steeve Yago, Issa Kabore, Nasser Djiga, Oula Abass Traore, Soumaila Ouattara, Abdoul Guiebre, Adama Guira, Ibrahim Blati Toure, Gustavo Sangare, Ismahila Ouedraogo, Bryan Dabo, Cedric Badolo, Trova Boni, Stephane Ki, Bertrand Traore, Dango Ouattara, Hassane Bande, Mamady Bangre, Cyrille Bayala, Cheick Ouattara, Fessal Tapsoba, Joffrey Bazie, Noufou Zagre e Abou Outtara.

Të ngjashme