Lajme
Burime brenda Kremlinit: Putin ofendoi presidentin kinez, derisa Lavrovin e përshkroi me fjalë të rënda
Demokracia
15:19 | 09 Qershor 2022

Share:

Në kanalin e Telegramit ‘General SVR’, për të cili thuhet se drejtohet nga një person i brendshëm nga Kremlini, raportoi se presidenti rus Vladimir Putin ofendoi dhe sulmoi ministrin e tij të jashtëm Sergei Lavrov në një video-konferencë, raportuan mediat zvicerane, transmeton Demokracia.com.

Sipas raportit, Putin dyshohet se u takua me Lavrovin përmes njw lidhjeje me video dhe diskutoi marrëdhëniet me Kinën. Putin thuhet se ka “shprehur zhgënjimin që Kina po refuzon t’i japë Rusisë mbështetje financiare dhe materiale”.

Gjatë takimit, Putin thuhet se ka bërë “disa komente nënçmuese dhe të turpshme” për presidentin kinez Xi Jinping, thuhet në raport. Putin thuhet se gjithashtu fajësoi drejtpërdrejt Lavrovin për dështimin e negociatave me Kinën.

Sipas raportit, Putin e ndërpreu Lavrovin disa herë kur ai u përpoq të mbrohej. Ai dyshohet se e përshkroi Lavrovin si një “b**” dhe “peder”. Sipas një raporti nga burimet brenda Kremlinit, Putini ka fyer vazhdimisht vartësit e tij.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka dërguar gjithashtu një mesazh të zemëruar kundër armiqve të supozuar të Rusisë. “I urrej ata. Ata janë bastardë dhe të degjeneruar”, shkroi Medvedev në një telegram të martën. /Demokracia.com/

Të ngjashme