Lajme
Burgu i jep leje Saimir Tahirit për të marrë pjesë në varrimin e të atit
Demokracia
13:36 | 16 Mars 2023

Share:

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kanë dhënë leje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij që u nda nga jeta ditën e sotme.

Leja e kërkuar nga Tahiri është miratuar në zbatim të rregullores.

Ka qenë vetë ish-ministrit Saimir Tahiri që ka bërë të ditur publikisht nga burgu përmes një letre ndarjen nga jeta të babait të tij.

Ceremonia mortore do të bëhet nesër në orën 11:00.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024