Lajme
Burgjet e Kosovës me zero siguri, i burgosuri ikën nga reparti i Hematologjisë në ShSKUK, pezullohen nga detyra dy zyrtarë
Demokracia
10:51 | 07 Gusht 2024

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot se rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për Vepren Penale Fajde.

Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia.

“SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme