Lajme
Burger King u përpoq të mbyllte restorantet në Rusi, por dështuan
Demokracia
23:05 | 17 Mars 2022

Share:

Burger King ka dështuar të mbyllë 800 restorantet e tij në Rusi dhe Marks & Spencer po përpiqet gjithashtu pa sukses të mbyllë dyqanet e saj. Fakti që kompanitë nuk zotërojnë restorante dhe dyqane në Rusi, por ekskluzivitete, doli të ishte problematic, transmeton Demokracia.com.

Restauranti Brands International Inc., një kompani që zotëron markën Burger King, thotë se partneri i tyre i pavarur në Rusi ka refuzuar të mbyllë degët. Ata thonë se menaxheri i restoranteve ruse, Alexander Kolobov, mund të detyrohet të mbyllë restorantin vetëm me ndihmën e qeverisë ruse. “Ne e dimë se kjo nuk do të ndodhë së shpejti”, thuhej në një letër nga David Shear, drejtori i kompanisë.

Situata është e ngjashme edhe me markën Marks & Spencer. Ata njoftuan se nuk mund të mbyllnin 48 dyqanet e tyre në Rusi për faktin se këto janë dyqane ekskluzive të operuara nga një kompani turke.

Më herët, Starbucks, McDonald’s dhe disa kompani të tjera njoftuan mbylljen e restoranteve dhe kafeneve të tyre në Rusi. /Demokracia.com/

Të ngjashme