Lajme
Bundestagu shqyrton vazhdimin e mandatit të KFOR-it
Demokracia
10:07 | 23 Qershor 2022

Share:

Parlamenti gjerman debatoi sot edhe për vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë. Mandati parashikon që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. 

Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane, pas një në debati prej rreth 40 minutash, iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse.

Kontingjenti gjerman i KFOR-it mbetet kështu i njëjti si më parë, por Gjermania po e shton praninë ushtarake në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje në misionin EUFOR /Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Bundestagu gjerman pritet ta trajtojë këtë mocion po këtë javë.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.

Aktualisht numri i ushtarëve gjermanë të stacionuar është rreth 70. Vazhdimi i misionit pritet t’i kushtojë shtetasve gjermanë shtatë milionë euro. Pritet që zgjatja e mandatit të miratohet me një shumicë të gjerë votash si nga tre partitë qeverisëse, ashtu edhe nga pozita. /DW

Të ngjashme