Sport
Bundesliga me urim të veçantë për Rashicën, ia përkujton “predhën” ndaj Bayern Munich
Demokracia
18:46 | 28 Qershor 2022

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica feston sot 26 vjetorin e lindjes.

Në listën e gjatë të urimeve për sulmuesin vushtrrias ishte edhe ajo nga elita e futbollit gjerman, ligë në të cilën Rashica luajti sa ishte pjesë e Werder Bremenit, shkruan Demokracia.com.

Bundesliga ka zgjedhur një video të veçantë për Rashicën me rastin e ditëlindjes së tij të 26-të.

Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar golin e Milot Rashicës kundër Bayern Munichut në kohën kur luante te Werder Bremeni.

Rashica kishte realizuar supergol nga distanca kundër gjigantit bavarez në “Allianz Arena” (6:1) në edicionin 2019/20.

“Gëzuar ditëlindjen e 26-të Milot Rashica”, thuhet në mbishkrimin e videos në rrjetet sociale./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bundesliga (@bundesliga)

Të ngjashme