Lajme
Bulliqi për arrestimin e tre llapjanëve në Merdare: Dyshoj se ka të bëjë me situatën në veri
Demokracia
12:15 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth arrestimit të tre qytetarëve të kësaj komune nga policia serbe në pikën kufitare në Merdare.

Bulliqi tha se dyshohet se arrestimi i tyre është si hakmarrje për situatën në veri.

“Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”, tha Bulliqi.

Numri një i Podujevës theksoi se arrestimi i tyre është i papranueshëm.

“Kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, tha ai.

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024