Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se nuk do ta përdorë veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Bulliqi ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdorë vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Duke qenë se jemi në fushatë, dua t’ju njoftoj se gjatë kësaj kohe nuk do ta përdori veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.
Veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdori vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës./Demokracia.com/