Në Bullgari është rikthyer sërish në diskutim çështja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zëvendëspresidentja Iliana Lotova ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pasi kjo e fundit do ta ketë të vështirë përparimin në këtë proces për shkak të refuzimit për të njohur pakicën bullgare.
Nga ana tjetër, në Shkup po tentohet të krijohet shumicë prej 80 votash për ndryshimet kushtetuese, pasi kërkesa kryesore e Sofjes është që, edhe bullgarët të jenë pjesë kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, njëjtë me pakicat tjera që përmenden në Kushtetutë. (koha.mk)