Bullgaria do të heqë veton për Maqedoninë Veriore për bisedimet e Bashkimit Evropian, nëse do të plotësohen tri kushte, ka thënë kryeministri Kiril Petkov të enjten, shkruan Euractiv.
Kryeministri Petkov vendosi kushte në një konferencë të përbashkët shtypi me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, edhe pse ai tha se këto kushte gjithmonë kanë ekzistuar për Shkupin, përcjell Demokracia.com.
“Dua ta bëjë të qartë se Bullgaria ka tri kërkesa për progresin në çështjen e Maqedonisë Veriore. E para, pajtueshmëria me qëndrimin kornizë të miratuar nga Parlamenti i Bullgarisë. E dyta, përfshirja e Bullgarisë në Kushtetutën e Maqedonisë Veriore, në mënyrë që të drejtat e tyre të mbrohen. E treta, të zbatohet Marrëveshja e Fqinjësisë. Ne tani po punojmë bashkë që të shohim nëse është e mundur për BE-në të jetë garantues për përmbushjen e tri kushteve”, tha Petkov.
Varhelyi tha se shpreson që të arrijnë një marrëveshje me kohë për takimin e liderëve në fund të qershorit. Ai gjithashtu tha se nuk mund të vazhdohet procesi i bisedimeve për pranim në BE të Maqedonisë Veriore, nëse Bullgaria, si shteti i vetëm kundër, nuk pranon. /Demokracia.com/