Lajme
Bullgarët në protestë, kërkojnë paga më të larta shkaku i inflacionit
Demokracia
21:47 | 12 Nëntor 2022

Share:

Mijëra bullgarë kanë dalë në rrugët e Sofjes për të kërkuar ngritjen e pagave për të përballuar inflacionin që ka goditur anëtaren më të varfër të Bashkimit Evropian. Protesta është organizuar nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve.

Mijëra protestues kanë qëndruar para ndërtesës së parlamentit duke kërkuar paga më të larta para sezonit të dimrit. Sindikatat kanë dorëzuar në parlament deklaratën e përbashkët me të cilën i është bërë thirrje legjislativit për miratimin e shpejtë të buxhetit për vitin e ardhshëm me qëllim që të shmanget bllokimi i pagës minimale dhe të përkrahen grupet e mëdha të njerëzve që janë kërcënuar nga varfëria shkaku i krizës së madhe ekonomike.

Bullgaria qeveriset nga kabineti i përkohshëm që ka pushtet të kufizuar teksa shteti ka dalë nga zgjedhjet e katërta në dy vjetët e fundit. Zgjedhjet e fundit kanë krijuar parlament të pafuqishëm për arritjen e një koalicioni që do ta formonte qeverinë.

 

Të ngjashme