Sport
Bukureshti do t’i lejojë tifozët në stadium për ndeshjet e Kampionatit Evropian
Demokracia
17:22 | 04 Mars 2021

Share:

Kryeqyteti rumun, Bukureshti i cili do të jetë njëri prej 12 qyteteve nikoqire për Kampionatin Evropian këtë verë, ka konfirmuar sot se në parim autoritetet kanë lejuar që tifozët t’i ndjekin ndeshjet nga afër me një kapacitet prej 25 përqind.

Në takimin ndërministror, Eduard Novak, kryetar i komitetit në Rumani e ka marrë këtë vendim, shkruan Demokracia.com.

Kështu, Bukureshti do të jetë në gjendje të lejojë tifozët në stadium.

Ndryshe, në Bukuresht edhe Maqedonia e Veriut do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Austrisë më 13 qershor. /Demokracia.com

Të ngjashme