Lajme
Bukë e Zemër dhe Zajednicë
Demokracia
10:30 | 26 Janar 2023

Share:

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar në mbrëmjen e së mërkurës me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin.

Darka e treshes u mbajtë në restorantin dhe furrën me emrin “Bukë e zemër’ në pronësi të Leart Marenit, i cili nga ajo që poston në rrjetet sociale duket se është një përkrahës i flaktë i Kurtit, shkruan Demokracia.com.

Nga pamjet e takimit shihet se kjo darkë u mbajt në restorantin e militantit të LVV-së.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Kurti organizon takime në restorantin e përkrahësit të tij.

Qeveria e Kosovës disa herë kishte mbajtur punëtori në këtë restorant, për këtë kishte raportuar Demokracia.com.

Takimin që, kësaj radhe, duket të jetë realizuar në orët e vona në një nga restorantet e vendit, Lajcak e përshkroi si të hapur dhe të qartë.

Përfaqësuesi evropian thotë se me Kurtin u pajtuan që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë në Bruksel, duhet që të zbatohen plotësisht.

“U ktheva në Kosovë për diskutimet e sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi për hapat e mëtutjeshëm drejt normalizimit të raporteve me Serbinë. Po ashtu, u pajtuam që të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në Dialog, duhet të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajcak.

Në mesin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë, që Kurti e ka refuzuar kategorikisht deri tani është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Demokracia.com/ 

 

LEXO EDHE:

FOTO| Qeveria i mban punëtoritë në restorantin e përkrahësit të Albin Kurtit

Të ngjashme